7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kosova mposhtet në ‘Fadil Vokrri’, Greqia merr kreun e tabelës

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në Prishtinë, në ndeshjen ndaj Greqisë.

Dardanët kanë pësuar humbje minimale 0:1 përballë kombëtares helene.

Arbër Zeneli mund të zhbllokonte ndeshjen herët në këtë takim, por goditja e tij nga ‘këndi i vdekur’ u prit nga portieri kundërshtar.

Goli që vulosi fatin e këtij takimi u shënua në minutën e 36’, nga Anastasios Bakasetas, i cili me një goditje të saktë zhagasi mposhti portierin Aro Muric.

Kosova tentoi të bënte diçka me anë të goditjeve të Edon Zhegrovës, por ato nuk e gjetën cakun.

Dardanët i shpëtoi portieri Aro Muric nga një gol i sigurt, kurse shumë keq i la Fidan Aliti, i cili në minutën e 72’ u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Zëvendësimet e Alain Giresse (Bytyqi, Berisha, Kololli e Dresevic) nuk dhanë frytet më të mira të mundshme, ndoshta për shkak të kartonit të kuq që mori Aliti.

Në fundin e ndeshjes, për t’i përkeqësuar gjërat para ndeshjes ndaj Irlandës V, Aro Muric u ndëshkua me karton të kuq, pasi luajti me dorë jashtë zonës së tij.

Me humbjen e pësuar sot, Kosova mbetet me tri pikë në pozitën e dytë në grup, kurse Greqia shkëputet në gjashtë pikë për pozitën e parë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit