Lajme

Kosova me asterisk (*), por Sveçla e jep që në CEFTA tash është Republika e Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

October 09, 2024

Ndonëse Kosova do të përfaqësohet më vete, por me asterisk (*) mbi emër, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka dhënë sikur tash atje vendi do të përfaqësohet si Republikë e Kosovës ndërsa meritat ia faturoi Ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, ani pse kjo ishte ofertë kryekëput gjermane si këmbim të heqjes së ndalesës së mallrave serbe.

Përgëzime ministres Rozeta Hajdari për angazhimin e vazhdueshëm. Nga sot e tutje, Republika e Kosovës do të përfaqësohet në CEFTA nga zyrtarët e saj, pa UNIMIK”, ka shkruar Sveçla në Facebook.