Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të këtij muaji në Ligën e Kombeve kundër Lituanisë, që luhet të shtunën në Kaunas.
Përzgjedhësi Franco Foda edhe në këtë seancë është përqendruar në aspektet taktike, të cilat synon t’i zbatojë në këtë ndeshje.
I gjithë grupi ka qenë i plotë, përveç portierit Aro Muric.
Aro Muric, për shkak të një lëndimi të lehtë, sërish nuk është përfshirë në stërvitje, ndërsa Leart Paçarada ka marrë pjesë vetëm në pjesën e parë të stërvitjes dhe më pas ka vazhduar me ushtrime më të lehta nën kujdesin e trajnerit të fitnesit.
Dardanët gjatë muajit tetor do t’i zhvillojnë dy ndeshje, fillimisht luajnë me Lituaninë në udhëtim të shtunën me fillim nga ora 15:00.
Ndërkohë të martën me fillim nga ora 20:45, Kosova do të përballet me Qipron në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.