Sport

Kosova luan sonte kundër Rumaninë

By GAZETA SCANNER 1

September 12, 2023

Kosova ka kryer të hënën stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Rumanisë në stadiumin “National Arena” në Bukuresht, e cila luhet sonte (e martë).

Përzgjedhësi i Kosovës Primozh Gliha dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda nuk e kanë fshehur optimizmin për një rezultat pozitiv kundër Rumanisë.

Ndeshja Rumani-Kosovë zhvillohet në orën 20:45.

Rumunët aktualisht janë në pozitën e dytë në Grupin I, me 9 pikë, derisa Kosova është në kuotën e 4 pikëve.

Para kësaj përballje të dyja ekipet barazuan si vendase; Rumania kundër Izraelit (1-1), derisa Kosova kundër Zvicrës (2-2).