Shoqata “Miqtë e Amerikës”, i kanë dërguar dhurata për fundvit presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe zonjës së parë Jill Biden.
Kjo u bë e ditur nga kryetari Agim Rexhepi.
Rexhepi tha se Bidenit dhe zonjës së tij i kanë dërguar veshjet tradicionale shqiptare.
E po ashtu të parit të Shtëpisë së Bardhë i është dërguar edhe një letër duke e falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën.
“Media të nderuara ju njoftojmë se para disa ditësh i kam dërgu në adresë të Shtëpisë së Bardhë, Washington DC nga një komplet veshje tonë nacionale për meshkuj me plis/qeleshe dhe një komplet veshje tonë nacionale për femra. Nuk e kam publiku lajmin deri sot, për shkaqe sigurie dhe derisa kam kuptu që pakoja ka arritur në SHBA”, tha Rexhepi.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10226092396989887&id=1036313462&mibextid=Nif5oz