KoronavirusiLajmest-slider

Kosova furnizohet me 10 mijë vaksina anti-covid nga Kroacia

Kosova është furnizuar me 10 mijë doza të vaksinave nga Kroacia.

Furnizimi me vaksina është bërë mbrëmë.

Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Po mbrëmë kanë arritë”, ka  deklaruar ai.

Më 24 maj, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe sekretari i përgjithshëm, Naim Bardiqi, janë

takuar sot me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë këtij takimi, Bardiqi dhe Barishiq kanë nënshkruar marrëveshjen për 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID, të cilat ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq-Radman, pati njoftuar se Kroacia do ia bëjë dhuratë Kosovës.

“Në takim, Ministri Vita ka njoftuar Ambasadoren Barishiq me ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe.”