Një 57 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra me thikë, nga bashkëfshatarë të tij në Zllakuqan të Lipjanit gjatë të mërkurës së 7 gushtit. Vrasjes dyshohet se i parapriu një mosmarrëveshje mes fëmijëve që nisi në TIK TOK. Dy të dyshuar për këtë rast tashmë janë arrestuar
Avokati, Xhevdet Smakiqi në Dukagjini tha se rrjetet sociale si Tiktok, Instagram dhe Youtube të ndalen për të miturit nga Qeveria dhe institucionet e tjera kompentente.
Smakiqi deklaroi se kjo ndalesë duhet të jetë e plotfuqishme dhe nuk do të rrjedhin veprat e tilla penale.
“Krimi evulon motivet dhe rrethanat që shfaqen në kohë të caktuar.Përpara nuk ka pasur rrjete sociale, por krimi ka qenë evident. Me modernizimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, Tik toku për fatin e keq të Kosovës është shndërruar në një strehë të atyre që kanë sjellje devijante dhe lehtësisht kalojnë nga komunikimi normal në ofendime, sharje. Tek të cilët I kemi pare tek këngëtarët, repera, madje edhe rasti në Podujevë. Tiktoku po i shërben rinisë për të shprehur mllefin dhe për të demonstruar degjenerimin. I cili është dashur që shteti dhe Prokuroria të e bëjë një listë të veprave penale që kanë rrjedhur nga rrjetet sociale dhe të sygjerojë autoriteteve ekzekutive, rregullatori për komunikime elektronike apo qeveria e Kosovës. D.m.th Tiktok të ndalet edhe Instagrami e Youtube të mos kenë të çasje të miturit. Nga tiktoki dhe rrjetet sociale të mos rrjedhin veprat penale”, deklaroi Smakiqi