Sport

“Kosova është Kosovë” – reagon Valon Berisha pas natës së mbrëmshme

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2024

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka reaguar të shtunën në rrjetet sociale pas ndeshjes me Rumaninë, që “Dardanët” vendosën ta braktisin pas thirrjes “Serbia, Serbia” nga ana e tifozëve rumunë.

“Kosova është Kosovë”, ka shkruar Berisha në rrjetin social “Instagram”.

Në minutat e fundit të ndeshjes, tifozët rumunë nisën thirrje raciste anti-Kosovë.

Kjo bëri që futbollistët dardanë ta braktisin fushën dhe të mos ktheheshin më teksa rezultati ishte 0:0. Gjyqtari pas më shumë se një ore i dha fund ndeshjes, derisa vendimin për ndeshjen pritet ta marrë UEFA.

Berisha ishte startues ndaj Rumanisë dhe tregoi paraqitje solide deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes.