Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia dhe shefin EULEX-it, gjeneral major Giovanni Pietro Barbano.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit lidhur me sigurinë në Kosovë, me theks të veçantë ne veri dhe në vijën kufitare me Serbinë.
“Presidentja Osmani falënderoi komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it për bashkërendimin dhe bashkëpunimin e afërt me institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, ajo mirëpriti vendimin e NATO-s per te shtuar numrin e ushtareve në kuadër të KFOR-it si sinjal i qartë ndaj Serbisë që të heq dorë nga destabilizimi dhe rrezikimi i sigurisë në Kosovë”, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.
Gjatë këtij takimi, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj që sfidat aktuale të sigurisë t`i tejkalojë me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë.