Lajme

Kosova dhe Shqipëria me numrin më të lartë të të rinjve në Evropë

By GAZETA SCANNER 1

August 13, 2024

Sipas statistikave botërore, Kosova në vendin e parë, e ndjekur nga Shqipëria në vendin e dytë kanë numrin më të lartë të të rinjve.

Mosha mesatare në Shqipëri dhe Kosovë është 32 dhe 38 vjeç.

Në nivel botëror, vendin e parë e mbajnë vendet afrikane, me moshën mesatare 15 vjeç, në Nigeri. Kjo për shkak të lindshmërisë së lartë.

Ndërkaq, vendet me popullsi me të vjetër, si Japonia, Italia, Spanja dhe Gjermania, kanë moshë mesatare midis 47 dhe 50 vjeç.

Paradoksi që ndodh është se vendet me popullsi të vjetër, kanë mundësi punësimi, por jo krahë pune, kurse vendet me popullsi të re në moshë kanë krahë pune, por mundësi të kufizuara.