Kulturë

Kosova bojkoton ceremoninë e Nobelit, kjo është arsyeja

Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, që do të mbahet më 10 dhjetor në Stokholm.

Kështu ka bërë me dije ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se shkaku i mospjesëmarrjes së Kosovës është ndarja e Çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Hanke.