Video/Foto

Koronavirusi, mjeku italian 84-vjeçar kthehet në punë

Italia është duke u përballuar me koronavirusin si asnjë shtet tjetër. Viktima ka pothuajse çdo ditë dhe atë në shifra alarmante.

Për t’ju dalë në ndihmë të infektuarve nga koronavirusi, një mjek i moshës 84-vjeçare edhe pse në pension ka pranuar t’i përgjigjet betimit të Hipokratit.

“Me kërkuan dhe pranova. Kam bërë betimin dhe si mjek duhet të shërbej. Frikë mos infekrohem? Atëherë më mirë të mos bëhesh mjek”, ka thënë Giampiero Giron.