Lajme

Korenica thotë se gjuajtja e Bislimit me shishe nuk ka qenë e nevojshme

By GAZETA SCANNER 1

July 14, 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica vlerëson se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nuk ka pasur nevojë të ndërhyjë sot dhe të gjuajë me shishe në drejtim të deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Sipas tij, ndonëse veprimi i Lushtakut ishte provokues, prapë se prapë, siç thotë ai, ndërhyrja e Bislimit nuk ka qenë e nevojshme.

“Nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja për shembull e zëvendëskryeministrit me gjuajt me shishe. Nuk ka qenë e nevojshme, edhe pse ishte provokuese gjuajtja me ujë. Por nuk ishte goditje fizike”, deklaroi ai në “Info Nata” në Tëvë 1.

Korenica shtoi se “deri në momentin kur nuk ka kontakt fizik, lejohen ngjarje të tilla, megjithëse nuk janë të pëlqyeshme, mirëpo lejohen”.