Lajme

Korenica: Ka shqetësime brenda VV-së për raportet me ShBA-në

By GAZETA SCANNER 1

March 08, 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se ka deputetë brenda VV-së, që janë të shqetësuar për raportet me ShBA-në.

Ai tha se këto çështje diskutohen vazhdimisht brenda grupit parlamentar.

Korencia theksoi se raportet me ShBA-në nuk cenohen me qëllim.

“I marrim me shqetësim, i diskutojmë në takime me grupin parlamentar, por që pajtohem. Ka njerëz që janë të shqetësuar sa i përket situatave kur kemi këtë mospëlqyeshmëri të situatave të caktuara të cilat dalin publike nga SHBA. I trajtojmë me shqetësim që të mos cenohen raportet. Nuk besoj që raportet cenohen me qëllim, sepse atëherë do ishin skandaloze”, tha ai.

Tutje Korenica tha se në dialogun me Serbinë Kosova është treguar konstruktive, kurse Serbia jo.