Kult

Kopja e rrallë e Kushtetutës së SHBA shihet 43.2 milionë dollarë në ankand

Një kopje e rrallë e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara është shitur 43.2 milionë dollarë në Nju Jork, të enjten. Ky është një rekord historik për shitjen në ankand të dokumenteve.

Ky dokument është vetëm një nga 11 kopjet e mbijetuara nga Kushtetuta e SHBA-së, e cila u nënshkrua në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia nga baballarët themelues, George Washington, Benjamin Franklin dhe James Madison në vitin 1787.

Dokumenti në fjalë ishte vlerësuar fillimisht me 15-20 milionë dollarë.

“Është tepër i rrallë,” tha Selby Kiffer, ekspert i dorëshkrimeve dhe librave të lashtë, duke theksuar se mund të jetë shtypur në prag të nënshkrimit.

“Mund të jenë shtypur 500 kopje të këtij dokumenti. Tani vetëm 11 prej tyre dihet të kenë mbijetuar,” shtoi ai.

Dokumenti është në gjendje të shkëlqyer. Personi të cilit i përkiste është koleksionisti amerikan Dorothy Tapper Goldman.