Sport

Kontribuoi me gol, Rashica ndër më të vlerësuarit në fitoren e thellë të Galatasarayt

By GAZETA SCANNER 1

April 15, 2023

Galatasaray ka marrë një tjetër fitore me “aromë titulli” në Superligën e Turqisë.

Ata kanë triumfuar thellë 6:0 kundër Kayserisporit në takimin e javës së 29-të kampionae.

Kontributdhënës në këtë fitore të madhe ishte edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Futbollisti nga Vushtrria shënoi golin e dytë në minutën e 23-të, pas një aksioni të shpejtë.

Reprezentuesi “dardan” u zëvendësua në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 66-të, por përkundër se nuk ishte i plotë në këtë ballafaqim, ai ishte ndër më të vlerësuarit, sipas uebfaqes së specializuar të vlerësimeve “Whoscored.com”.

Këmbëshpejti Rashica u vlerësua me notën 8.3, ndërsa me i vlerësuari ishte Mauro Icardi (10) që shënoi het-trik.

Galatasaray është lider me 66 pikë, nëntë më shumë se Fenerbahce që zë vendin e dytë.

Kayserisporiështë në pozitën e shtatë me 44 pikë.