Lajme

Kontrabandë: Sekuestrohen barna pa banderoll në vlerë rreth 20 mijë euro në Lipjan

By GAZETA SCANNER 1

July 13, 2024

Dogana e Kosovës njoftoi se në një aksion të zhvilluar në Lipjan kanë arritur të zbulojnë barna pa banderollë në vlerë rreth 20 mijë euro.

“Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore dhe kanë zbuluar të fshehura 6,858 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja (Serbi dhe Shqipëri), të cilat janë kontrabanduar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

“Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 20,000.00 Euro. Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës janë inicuar procedurat kundërvajtëse”, bëhet e ditur në njoftim.