Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim për kontrabandë në Zveçan.
Sipas raportit, njësitë policore janë vërejtur tre automjete të dyshuara.
Dy janë larguar, ndërsa vetura e tretë është ndaluar.
“INCIDENTET KRIMINALE
KONTRABANDIM ME MALLRA
Fsh. Junakë, Zveçan 05.11.2024-19:00. Raportohet se nga njësitë policore janë vërejtur tre automjete të dyshuara që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mall. Dy nga to janë larguar, ndërsa një është arrit të ndalohet, mirëpo drejtuesi i saj është larguar në drejtim të pyllit. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuar produkte të ndryshme ushqimore. Me vendim të prokurorit vetura me mall konfiskohet dhe dërgohet në terminalin doganor” – shkruhet në raportin 24 orësh të PK-së.