Lajme

Kontingjenti i FSK-së po merr pjesë në mesin e 43 shteteve në një ushtrim në Turqi

By GAZETA SCANNER 1

May 11, 2024

Kontingjeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i është bashkuar 43 shteteve që janë duke marrë pjesë në ushtrimet që po mbahen në Turqi.

“Kontingjeti i FSK-së, nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha i cili realizohet në Izmir të Republikës së Turqisë dhe udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Bëhet e ditur se ky ushtrim ka qëllim prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme.

“Ushtrimi ka për qëllim prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërinë në mes tyre”, thuhet tutje në njoftim.