Lajme

Konstantimi i Rizvanollit: “Propaganda, lajmet e rrejshme e lufta hibride” po bëhen me AI

By GAZETA SCANNER 1

October 10, 2024

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se përmbajtja e “propagandës, lajmeve të rrejshme e luftës hibride” po bëhen me inteligjencë artificiale.

“Propaganda, lajmet e rrejshme, lufta hibride me anë të përmbajtjes së krijuar me inteligjencë artificiale flasin ndryshe e shumë, por faktet në secilën fushë flasin saktë e qartë!”.

Ajo këtu tha se puna e Qeverisë në veri të vendit dha rezultate me rënien e konsumit të energjisë për 35% meqë tha se e “zgjidhëm çështjen e mospagesës së energjisë” dhe u mbyllën bizneset kriminale që vepronin atje.

“Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve të të gjitha etnive së bashku. Konsumi i energjisë rritej në mënyrë jonormale, 8-13% për çdo vit, e këtë e paguanim ne qytetarët tjerë. Rezultatet e luftës nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës kundër krimit të organizuar filluan të shihen më 2022-3, me rënie 2.5% dhe 8% të konsumit të energjisë. E që nga 1 janari 2024 kur e zgjidhëm çështjen e mospagesës së energjisë në katër komunat veriore të Kosovës, konsumi ra për 35%”.

Rizvanolli tha se kjo barrë për 24 vite u kushtoi qytetarëve të Republikës së Kosovës 348 milionë euro.