Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, është pyetur në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në emisionin “DPT te Fidan Jupolli”, Konjuca e ka quajtur “Zajednicën” projekt “goxha të vdekur”.
“Zajednica është goxha projekt i vdekur. Është mënyra se si e ka kuptuar Kosova dhe se si e ka kuptuar Serbia: për Serbinë ajo është një shtet në Kosovë, për Kosovën ish dashtë me qenë një mekanizëm joqeveritar”, tha ai.