Lajme

Konjufca uron Roberta Metsolan për rizgjedhjen në krye të Parlamentit Evropian

By GAZETA SCANNER 1

July 16, 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Roberta Metsola për rizgjedhjen si Presidente e Parlamentit Evropian.

Përmes një deklarimi në “X”, Konjufca tha se shpreson që të punojnë ngushtë për avancimin e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“I shpreh urimet e mia të përzemërta Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Duke i uruar suksese në mandatin e dytë dhe duke pritur me padurim të thellojmë bashkëpunimin tonë dhe të punojmë ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës në BE”, ka shkruar Konjufca.