Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka uruar Afrim Gashin pasi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Konjuca ka thënë se mezi pret që të nis bashkëpunimin për të çuar përpara interesat e përbashkëta dhe për të kontribuuar në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit dhe synimeve euro-atlantike.
“Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku, për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona, përfshirë atë të institucioneve tona parlamentare. Mezi pres t’ia nisim punës për të çuar përpara sa më shumë interesat tona të përbashkëta, për të kontribuuar bashkërisht drejt stabilitetit të qëndrueshëm rajonal dhe synimeve euroatlantike. Pres që marrëdhëniet mes institucioneve tona të konsolidohen edhe më tutje”, ka shkruar në Facebook ai.