Lajme

Konjufca: Uroj që në këtë ditë të shenjtë të frymojë mirësia e përkujdesja

By GAZETA SCANNER 1

June 16, 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Konjufca tha se kjo ditë na tregon se shtrirja e dorës ndaj atyre më në nevojë mes nesh, e zgjeron shpirtin dhe ai gjen vetveten te kjo përfshirje barazitare, përkundër përjashtimit.

“Sakrificë dhe solidaritet, këto na i sjell ndërmend Kurban Bajrami si falënderim për Krijuesin. Në këtë frymë, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë të bekuar!

Uroj që në këtë ditë të shenjtë dhe përgjithnjë, në shpirtin e secilit të frymojë mirësia e përkujdesja, mirënjohja për çka kemi dhe zemërgjerësia ndqj atyre që nuk kanë”, ka uruar Konjufca në Facebook./teve1.info/