Lajmest-slider

Konjufca thotë se LDK-ja e kushtëzoi marrëveshjen me LV-në

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ndodhi sepse kjo e fundit e kushtëzoi marrëveshjen.

“Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen për qeverinë, kuvendin dhe pozitën e presidentit”, është shprehur Konjufca.

“Ne nuk e kemi pritur këtë gjë sepse siç e dini ju, këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje parlamentare dhe pas konstituimit del qeveria nga Kuvendi dhe pozita e presidentit është diçka krejt tjetër”, ka thënë Konjufca.

“Pozita e presidentit është krejtësisht e pavarur”, ka thënë Konjufca.