Lajme

Konjufca takohet me presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, premtohet përkrahje për Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

March 18, 2024

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons.

Sipas komunikatës, Konjufca në takim me Parsons, bisedoi lidhur me zhvillimin e sporteve të paralimpizmit në Kosovë, si dhe për krijimin e kushteve sa më të favorshme për sportistët paralimpistë, njofton.

“Kryetari i Kuvendit e falënderoi presidentin Parsons për angazhimin e dhënë për pranimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, si dhe premtoi mbështetje për sportistët paralimpistë, përfshirë edhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’”.

Edhe Parsons e falënderoi Konjufcën për pritjen dhe premtoi përkrahje  edhe në të ardhmen për Komitetin Paralimpik të Kosovës.