Lajme

Konjufca takim lamtumirës me ambasadorin Minxhozi: U pajtuam se marrëdhëniet e shteteve tona duhet të jenë të prioritetit më të lartë

By GAZETA SCANNER 1

October 24, 2023

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim lamtumirës me ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, me rastin e përfundimit të mandatit të këtij të fundit.

Konjufca ka shkruar se Minxhozi ka punuar me devotshmëri për afrimin e vazhdueshëm të raporteve mes institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, në të mirë të qytetarëve dhe aspiratave të përbashkëta të të dyja vendeve, shkruan lajmi.net.

Konjufca tutje ka nënvizuar se i ka shprehur mirënjohje Minxhozit për punën e suksesshme në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

“U pajtuam se marrëdhëniet e shteteve tona vëllazërore duhet të jenë të prioritetit më të lartë dhe të një niveli të padiskutueshëm, përbrenda aspiratës së interesave dhe qëllimeve të kombit tonë”, ka shkruar kryetari i Kuvendit të Kosovës. /