Lajme

Konjufca qorton administratën e kuvendit, ia huqin numrit të votave të deputetëve

By GAZETA SCANNER 1

December 15, 2022

Gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të Projektbuxhetit për vitin 2023, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka qortuar administratën e kuvendit për numërim të votave.

Konjufca gjatë numërimit të votave të deputetëve për amendamentet e projektligjit, nuk arriti të kishte numrin real të votave, dhe tha se nuk është mirë për administratën të ndodhë kjo.

A i morët votat pro sa janë, mirë I kemi votat pro. Kush është kundër këtij amendamenti? A s’i morët votat për a? Pse? Këta që votuan ‘për’ të gjithë ulur ishin dhe shumë mirë ishin. Numëroni ju lutem, mos bëni kështu!”, tha ai.