11.3 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Konjufca: Plani franko-gjerman përmban njohje faktike Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, foli sot për planin franko-gjerman që palëve u është propozuar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Njohja në këtë plan është de fakto, që Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë që të funksionojnë mes vete plotësisht si shtete të pavarura dhe ta pa pranojnë pavarësinë e tyre në funksionimin e tyre praktik dhe konkret”, deklaroi Konjufca, sot pas mbledhjes që pati me shefat e Grupeve Parlamentare të partive politike në Kuvendin e Kosovës.

Ai deklaroi se njohja në këtë dokument është e kësaj forme. “Shtetet duhet ta nënshkruajnë që funksionojnë si shtete sovrane në statusin me njëra- tjetrën, e në të gjitha vendimet që lëshohen si dokumente, i referohen si Republika e Kosovës”.

Kryetari i Kuvendit rikujtoi se ka pasur spekulime në media lidhur me këtë plan.

“Por dua të sqaroj dy pika: Dokumenti nuk përmban ulëse të Kosovës në OKB, dokumenti nuk i përmban pesë njohjet e shteteve mosnjohëse të BE-së, siç eshtë spekuluar”.

Kreu i Kuvendit deklaroi se nuk varet prej atij dokumenti dhe kushdo që ka bërë spekulime për versionin zyrtar, ato nuk janë të vërteta. “Ulëset në OKB nuk varen prej këtij dokumenti dhe as nuk është e mundshme”.

Ndërsa sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, ai tha se ato e kanë politikën e tyre, nëse do ta njohin Kosovën pas kësaj marrëveshjeje.

“Me këtë plan Kosova pranon heqjen dorë të Serbisë prej Kosovës”.

Sipas tij, nëse pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Serbia tenton të ndërmarrë ndonjë veprim kundër Kosovës, atëherë e rritë shumë masën e ndëshkimeve, raporton RTKlive.

Megjithatë, ai tha se kjo marrëveshje nuk është afër nënshkrimit për shkak të refuzimit të Serbisë, ndonëse e pranoi se kjo nuk mund të merret si refuzim zyrtar.

“Mbase sepse ka folur Daçiq dhe ende jo Vuçiq, por mendoj që Daçiq foli në emër të shtetit të Serbisë”.

Sa i përket opozitës në Kosovë, kryekuvendari Konjufca tha se janë thirrur në takim, ku për qëllim ishte edhe njoftimi me këtë dokument. “Por vetëm Haradinaj është shfaqur në takim”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit