Lajme

Konjufca në Ditën e Pavarësisë së ShBA-së: Si popull dhe si shtet jemi të lumtur që i përkasim kësaj aleance demokratike

By GAZETA SCANNER 1

July 04, 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e pavarësisë së tyre.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Konjufca shkruan se është ditë ku kremtohet demokracia dhe fitorja e saj.

“Në këtë frymë, por në një kontekst tjetër, ShBA-ja vazhdon t’i prijë përpjekjes së aleancës së demokracive për ta ruajtur idealin e lirisë dhe barazisë së popujve, në luftën e pakompromis kundër autoritarizmit dhe pushtimit…Si popull dhe si shtet jemi të lumtur që i përkasim kësaj aleance demokratike, përkrah ShBA-së për të mbrojtur idealet dhe për të realizuar qëllimet tona të përbashkëta”, shkruan Konjufca.