I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se pret që të ketë një propozim nga Qeveria e Kosovës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe deri më 2 maj.
“Shpresoj që deri në 2 maj të ketë një propozim konkret”, tha Escobar në një intervistë për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.
Lidhur me këtë kërkesë të Escobar është deklaruar edhe kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ai thotë se para pranimit të Asociacionit duhet të ndodhë njohja e Pavarësisë nga ana e Serbisë.
“Kjo ka lidhje me këtë procesin negociator me të cilin Kosova tashmë është pjesë dhe krejt çka ka mbet është që pritet tash takimi i 2 majti që të sqarohet edhe kjo fazë në të cilën jemi. Unë mendoj që në dy binar është e ndërtuar marrëveshja, binari i para është njohja de facto nga ana e Serbisë ndërsa binari i dytë është Asociacioni të cilin Kosova, Qeveritë e mëparshme dhe një mazhoranc e mëparshme e në vitin 2013 e ka pranuar. Kosova duhet me tregu që nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet me bë asnjë pa u realizuar binari i parë, që është njoha de facto”.
Përderisa për ekipin menaxhues për hartimin e Draftit tha se nëse e sjell një version si të kaluarin edhe mund të shkarkohet nga Qeveria.