Lajme

Konjufca ishte në Hagë, takoi Rexhep Selimin

By GAZETA SCANNER 1

May 14, 2024

Të shtunën që lamë pas, kryekuvendari Glauk Konjufca ka udhëtuar për Hagë, gjegjësisht, për në Dhomat e Specializuara të Kosovës, është bëre e ditur nga Ermal Panduri në “Debat Plus” në TV Dukagjini.

Konjufca atje ka takuar ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimin.

“Pas kufizimeve të fundit. Po edhe në të kalumen nuk mundesh me u taku me të gjithë. Po me secilin specifikisht. Edhe kur kemi qenë bashkë ka qenë kështu. Por, tash janë edhe me të kufizuara takimet dhe është taku vetëm me Rexhen”, ka thënë Ilir Kërçeli, shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.