Lajmest-slider

Kongresiti Engel kërkon formimin e shpejtë të qeverisë në Kosovë (Video)

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë.

Ai ka thënë se pret të krijohet qeveria e re e Kosovës sa më shpejt, sepse sipas tij sa më tepër të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës.

Engel ka thënë se komuniteti shqiptar në Bronks dhe ShBA  janë shembulli më i mirë i realizimit të ëndrrës amerikane.

“Janë pasqyrimi më i pastër i asaj ëndrre dhe Amerikës. Kur Herri Bajraktari erdhi tek unë para 30 vjetëve nuk e kam ditur se do të ma ndryshonte jetën”, ka thënë Engel.

Më tutje, Engel ka thënë se shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta bëjnë sa më shpejt.

“Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet që ta njohin sa më parë”, ka thënë Engel ë, duke falënderuar për përkrahjen.

Ndërsa lidhur me formimin e qeverisë Kosova duhet të krijohet qeveria sa më shpejt.

“Sa më tepër që të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës”, ka thënë Engel.

“Rri me shpresë dhe pres që partitë fituese të formojnë koalicionin sa më shpejt, të tregojnë që Kosovë është shtet demokratik”, ka shtuar Engel.