Ligjvënësit amerikanë kanë marrë masa ligjore për të ndaluar shitjen e armëve gjysmë automatike. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi legjislacionin të premten për të ndaluar përdorimin e armëve gjysmë automatike, votimi i parë i këtij lloji në vite dhe një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj përdorimit të armëve të zjarrit në të gjithë vendin, sipas mediave të huaja.
Të shtënat me armë dhe vrasjet gjatë muajve të fundit janë kthyer në një temë të të nxehtë debati, ndërsa qytetarët thonë se ndihen gjithnjë e më shumë të rrezikuar. Ndërkohë, analistët argumentojnë se republikanët mund ta ndalin këtë nismë të demokratëve gjatë votimeve në Senat.
Kryetarja e Kongresit Nancy Pelosi tha se kalimi i këtij ligji “shpëton jetë”. Gjithashtu edhe presidenti Joe Biden tha se shumica e popullit amerikan është dakord më të këtë veprim, ndërsa i kërkoi Senatit që të veprojë sa më shpejt për ta çuar këtë projektligj në tryezën e presidentit.
Debati për armëmbajtjen në Amerikë është një nga temat që pritet të dominojë në zgjedhjet e ardhshmë presidenciale.