Një motobarkë është konfiskuar sot nga Policia e Kosovës në Zveçan.
Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se kjo motobarkë dyshohet që i takon ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.