Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar 11 pajisje për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin) në fshatin Uglar të Zubin Potokut.
Sipas njoftimit i dyshuari nuk gjendej në shtëpi në momentin kur ajo është bastisur.
“Lidhur me rastin është njoftuar njësia kompetente nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në lokacion, pajisjet janë konfiskuar dhe sipas verifikimeve i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë lartcekur”, thuhet në njoftim.
E këto pajisje dyshohet se përdorimi i këtyre pajisjeve ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike në këtë fshat, qytetarëve u janë dëmtuar pajisjet elektrike shtëpiake dhe shkaktohej zhurmë.