Lajme

Konfiskimi i pasurisë së Radojiçiqit, Elshani jep detaje: Vendimi është marrë nga Gjykata

By GAZETA SCANNER 1

April 04, 2024

Policia e Kosovës është duke vazhduar aksionin për konfiskimin e banesës dhe restorantit të Radojçiqit në Veri.

Rreth kësaj, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka dhënë detaje, ku ka thënë se vendimi për marrë nga Gjykata dhe se aksioni po zhvillohet në tri lokacione.

“Ende është në vazhdim e sipër. Është marrë vendim nga Gjykata që pasuria të konfiskohet në 3 lokacionet. Villa tek Ujmani, Restorant Grey në Mitrovicë të Veriut dhe një apartament në katin e gjashtë të asaj ndërtese. Pasi është marrë vendimi i Gjykatës, po implementohet nga Agjencia për Sekuestrim të Pasurisë. Ne jemi ne asistim te tyre. Këto janë të Millan Radojçqiqit.” – ka thënë Elshani për T7.

Ndër të tjera, Elshani ka folur edhe për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës, duke thënë “ne jemi këtu”.

“Rezistenca me rastin e Banjskës ka përfundu. Ne jemi këtu. Kemi patrullën duke asistuar. S’ka pikëe problemi. Situata e sigurisë është delikate por kemi dërgu mesazh qe ne jemi këtu. Nëse ka grupe kriminale le te bojnë të veten, ne e bëjmë tonën.” – ka thënë Elshani.