9.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Konfirmon Çekia: Jemi afër kompromisit për liberalizim të vizave më 1 janar të 2024-ës

- Advertisement -

Presidenca Çeke e Bashkimit Evropian ka folur lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ekskluzivisht për Klankosova.tv nga ky institucion evropian kanë deklaruar se janë afër një kompromisi për liberalizimin e vizave.

“Jemi shumë afër një kompromisi në Këshillin e Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Data me të cilën punojmë është aktualisht 01.01.2024”, thuhet në deklaratën për Klankosova.tv.

Sot në Bruksel është mbajtur edhe një takim i Grupit Punues për Vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimin nga agjenda e punimeve të publikuar për sot pika e parë e rendit të ditës ishte diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo është hera e tretë që Grupi Punues për Viza brenda një muaji diskuton heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës për në Zonën Schengen, njofton Klankosova.tv

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit