Sport

Konfirmohet mungesa e Paqaradës ndaj Hungarisë

By GAZETA SCANNER 1

March 26, 2024

Futbollisti i Kosovës, Leart Paqarada nuk do të luajë sot në miqësoren ndaj Hungarisë për shkak të lëndimit.

Siç shkruan gazetari Arlind Sadiku, në vend të tij do të luajë Mërgim Vojvoda, ndërsa në anën tjetër do të jetë Hadërgjonaj.

Ndërsa Amir Rrahmani do të luajë titullar në këtë takim, pasi ndaj Armenisë nuk luajti shkaku i një lëndimi.

Takimi do të luhet në Pushkash Arena duke filluar nga ora 19:00.