Sport

Konfirmohet: Më 14 gusht do të zhvillohet meçi mes Joshuas dhe Furyt

Është konfirmuar tashmë se meçi mes Tyson Furyt, dhe Anthony Joshuas, do të zhvillohet më 14 gusht në Arabinë Saudite.

Kjo u bë e ditur nga Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn.

Dy boksierët kanëfrmosur tashmë kontratën e meçit e cila do të jetë 100 milionë euro.

“Duan të ndërtojnë stadium të ri. Me 14 gusht do zhvillohet përballja”.

“Mirëpritësit e Arabisë Saudite duan të krijojnë diç shumë të veçantë. Herën e fundit që ndërtuan stadium ishte për ndeshjen ndaj Andy Ruiz në vetëm jashtë javë dhe kishte 18 mijë spektatorë. Kjo do jetë përafërsisht e njëjtë”.

Në ndërkohë një rimeç mes tyre pritet të ketë në fundvit, raporton Skysports.