Ylli i “Captain America”, Chris Evans është zyrtarisht ‘jashtë tregut’. Pas shumë zërave që qarkullonin se ai ishte martuar me Alba Baptistan, vetë aktori konfirmoi lajmin.
“Unë u martova”, rrëfeu ai ndërsa turma brohoriste. “Ishte me të vërtetë, me të vërtetë e mrekullueshme”, tha ai teksa tregoi unazën e tij të martesës.
“Ne patëm dy ceremoni. Ne kishim një në Bregun Lindor, e bëmë një në Portugali –. Ishte mrekullueshëm dhe bukur. Është shumë të planifikosh një martesë. Por tani që e kemi kaluar këtë, ne thjesht po shijojmë jetën, duke u përgatitur për vjeshtën – stina ime e preferuar. Është koha më e mirë e vitit për momentin. Tani ne thjesht po relaksohemi dhe shijojmë jetën dhe reflektojmë”, tha Evans.
Page Six raportoi muajin e kaluar se Evans dhe Baptista u martuan në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në zonën e Bostonit.