BotëLajmest-slider

Konferenca e donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë më 19 ose 20 janar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një mbledhje të liderëve të Këshillit Evropian në Bruksel, ka bërë me dije se Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë, do të mbahet më 19 ose 20 janar.

Macroni u ka bërë thirrje donatorëve për të kontribuuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve e dha fillimisht në samitin e NATO-s në Londër.

“Do të flasim dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Dua të jap një mesazh solidariteti për popullin shqiptar. Do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të qenë sa më pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë banesat”, ka thënë Macron.