Në kuadër të projektit “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”, i cili mbështetet nga Zyra për Çështjen e Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Gazeta SCANNER ka mbajtur sesionin e radhës të trajnimeve në Plemetin të Obiliqit.
Sesioni i trajnimit me titull: “Mbrojtja kundër diskriminimit të komuniteteve: Korniza ligjore dhe sfidat” është mbajtur shkollën “Pandeli Sotiri” në Plemetin, Komuna e Obiliqit.
Trajneri Dardan Berisha, para komunitetit egjiptian në Plemetin, ka ligjëruar për kornizën ligjore të cilën e ka Kosova sa i takon komuniteteve në përgjithësi.
Po ashtu, Berisha ka ligjëruar për mjetet juridike të cilat mund t’i shfrytëzojnë komunitetet në rast se ndihen të diskriminuar gjatë realizimit të të drejtave të tyre.
Sikurse në trajnimet e kaluara edhe në Plemetin, komuniteti egjiptian atje ka ndarë përvojat e tyre në raport me sfidat që kanë. Sipas tyre, sfidë për ta vazhdon të mbetet punësimi dhe shkollimi.
Me këtë trajnim është përmbyllur sesioni i trajnimeve në kuadër të projektit “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”, i cili mbështetet nga Zyra për Çështjen e Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës. /Gazeta SCANNER/