Lajme

Komuna paralele e Serbisë në Leposaviq vazhdon publikisht ta sfidojë shtetin e Kosovës, ofron dinar dhe hap konkurs

By GAZETA SCANNER 1

February 16, 2024

Është shpallur konkursi për ndarjen e 20 bursave komunale për vitin shkollor 2023/2024, për studentë të studimeve bazë të të gjitha profileve arsimore, të shpallur nga ZP e komunës së Leposaviqit.

Ani pse vendimi i Qeverisë së Kosovës është ndalimi i Dinarit, sipas këtij institucioni, shuma e bursës do të jetë 80.000 dinarë, e cila do të paguhet në baza mujore në 10 këste nga 8.000 dinarë.

Studentët që jetojnë në territorin e kësaj komune kanë të drejtë të aplikojnë për bursë.

Me 20 studentë të rinj, kjo do të bëjë gjithsej 47 studentë që do të përfitojnë bursa nga programi i vendimit buxhetor të komunës së Leposaviqit për vitin 2024, bëjnë të ditur ky institucion.