Lajme

Komuna e “zgjidh” problemin me qentë endacakë, njofton se janë adoptuar 10

By GAZETA SCANNER 1

February 12, 2024

Komuna e Prishtinës e ka dhënë me pompozitet lajmin për adoptimin e 10 qenve endacakë.

Ata kanë njoftuar përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, duke thënë se po shqyrtohen edhe 40 adoptime të reja.

“Janë adoptuar edhe 10 qen endacakë! Falë përkushtimit dhe dashurisë tuaj, këta qen nuk do të jenë më në rrugë. Siguri më shumë për qytetarët si edhe për qentë!”, thuhet në njoftim.

“Kjo javë parashikohet të sjellë gëzime të tjera, me pritjen e shqyrtimit të 40 kërkesave për adoptime të reja”, vijon njoftimi.

Komuna e Prishtinës ka prezantuar si formë stimulimi “lëmoshën” prej 50 eurove në muaj për qytetarët që adaptojnë një qen endacak.

https://m.facebook.com/KryeqytetiPrishtine/posts/780408947455193?ref=embed_post&wtsid=rdr_0oFHXYD5Wsu9jOtJz