Lajmest-slider

Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 80 euro për familjet me asistencë sociale

Komuna e Prishtines, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se do të subvencionohen me nga 80 euro familjet në asistencë sociale.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se përveç familjeve në asistencë sociale, do të subvencionohen edhe personat me aftësi të kufizuara.

“Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilën familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Kategoritë e radhës për ndihma:

Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilen familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor