Lajme

Komuna e Mitrovicës ndan 127 motokultivatorë për bujqit

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2024

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar për shpërndarjen e 127 motokultivatorëve për bujqit e kësaj komune, raporton teve1.info

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, është bërë e ditur se gjatë shpërndarjes së këtyre mjeteve bujqësore, i pranishëm ishte kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari Arian Tahiri dhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ferdi Kadriu.

“Kryetari Hamza, i ka uruar punëtorët përfitues për kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar mbështetjen dhe investimin në bujqësi, duke siguruar resurse dhe mjete të nevojshme për përmirësimin e kushteve bujqësore dhe për të rritur bujqësinë produktive”, thuhet në njoftim.