Kultst-slider

Kompozitori i himnit të Kosovës ngre zërin e tij me një vepër muzikore klasike kundër ndryshimit të klimës

Kompozitori i himnit të Kosovës, Profesor Mendi Mengjiqi, i është bashkuar presionit botëror ndaj qeverive dhe kompanive për të ndërmarrë veprime kundër ndryshimit dhe dëmtimit të mjedisit, në mënyrën e tij me një pjesë unike të muzikës klasike prodhuar dy vjet me parë.

Mengjiqi, një student dhe një mik i kompozitorit të ndjerë polak Krzysztof Penderecki, u largua nga Krakowa (Poloni) pas studimeve për t’u kthyer në vendin e tij në 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës për pavarësi nga Serbia, për t’u mësuar studentëve kosovarë muzikën klasike dhe për të prodhuar pjesë të ndryshme të pasionit të tij duke shprehur përmes notave vizionin dhe mesazhet e tij për botën e sotme dhe të ardhmen.

Një nga veprat e tij të fundit është edhe “DHIMBJA SIMFONIKE” me të cilën Profesori përmes notave muzikore shpreh dashurinë e tij për natyrën dhe botën e gjelbër dhe më pas dhimbjen, shqetësimin dhe zemërimin për dëmtimet mjedisore në fshatin e tij Lupçi i Eperm në Kosovë dhe më pas Rajoni i Ballkanit Perëndimor në kontinentin Evropian dhe globin deri në pyllin e Amazonës në Brazil …

linku i veprës muzikore: https://soundcloud.com/dtt-net/symphonic-pain-by-mendi-mengjiqi