Sport

Kompanitë e basteve e bëjnë Kosovën “të jetë Spanjë” për Qipron

By GAZETA SCANNER

October 15, 2024

Kompanitë e basteve po e vlerësojnë Kosovën si favorit i padiskutueshëm në përballjen ndaj Qipros.

Ndoshta për herë të parë, kompanitë e basteve e kanë nënvlerësuar kaq shumë Qipron para përballjes në “Fadil Vokrri”.

E përditshmja “Bet365”, i ka dhënë Kosovës koutën vetëm 1.38 për ta mposhtur Qipron, ndërsa për të fituar kjo e fundi tështë vlerësuar me koutën 7.50.

Ndërsa, kompanitë e tjera të basteve i shohin edhe më pak gjasat që Qipro të shkaktojë befasi. “1xBet” si dhe “betFair” i kanë dhënë koutë 9.55 respektivisht 9.50 mundësisë që Qipro t’i arkëtojë pikët e plota në Prishtinë.

Përndryshe, rëndësi të madhe duket se kanë pasur edhe përballjet e fundit, ku për Kosovën Qipro është kundërshtari më i pëlqyer. Në tre ndeshje “Dardanët” i kanë fituar secilën, ndërsa dy të fundit edhe me rezultat të thellë 1:5, respektivisht 0:4.

Kujtojmë, përballja zhvillohet të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.