Lajme

Komisioni i posaçëm për emërim në Kushtetuese vendos për hapjen e konkursit për një gjyqtar

By GAZETA SCANNER 1

October 03, 2023

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese ka mbajtur mbledhje me dyer të mbyllura.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Sipas rendit të ditës do të emëroheshin dy zëvendëskryesueseve të Komisionit.

Gjithashtu në rend dite ishte edhe marrja e vendimit për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. /EO/